Akuza në Asamblenë e PS / Spiropali drejton gishtin nga Balluku: S’e kam turpëruar kurrë partinë

Politikë

Akuza në Asamblenë e PS / Spiropali drejton gishtin nga Balluku:

Zbardhen të tjera detaje nga përplasja mes kryeministrit Edi Rama dhe Elisa Spiropalit në mbledhjen me dyer të mbyllura të Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste.

Pas kërkesës së Ramës për përjashtimin e saj nga PS-ja, ish-ministrja dhe ish-kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali ka reaguar me tone të forta para socialistëve, duke kundërshtuar akuzat dhe duke deklaruar se me veprimet e saj nuk ka turpëruar Partinë Socialiste.

Në fjalën e saj përpara anëtarëve të Asamblesë, Spiropali mësohet të ketë deklaruar se brenda Partisë Socialiste ka persona që kanë abuzuar me pushtetin, duke lënë të kuptohet se kritikat e saj nuk mund të konsiderohen si një akt kundër partisë.

“Me veprimet e mia nuk e kam turpëruar Partinë Socialiste. Ndër ne ka që kanë abuzuar me pushtetin. Nëse duhet të jem flamingo, më quani flamingo”, mësohet të jetë shprehur Spiropali. Më herët Rama i ishte drejtuar asaj me fjalët:“Nuk mund t’i gjuash shtëpisë tënde me gurë”, duke kundërshtuar qëndrimet e saj kritike ndaj drejtimit të PS-së.

Spiropali, nga ana e saj, nuk është tërhequr nga qëndrimi i mbajtur, duke refuzuar të pranojë se ka dëmtuar imazhin e forcës politike ku bën pjesë. Pavarësisht kërkesës së Ramës për përjashtimin e saj, propozimi nuk u hodh në votim në Asamble. Kështu, Spiropali vijon të jetë anëtare e Partisë Socialiste, ndërsa përplasja e fundit ka nxjerrë në pah tensionet mes saj dhe kryesocialistit.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion