Prapaskenat në Asamble / Rama fal Spiropalin dhe Ndrecën, nuk hidhet në votim propozimi për përjashtim

Një prej temave në mbledhjen e sotme të Asamblesë së PS ka qenë edhe qëndrimi mbi kërkesën e kryeministrit Edi Rama për përjashtimin e Elisa Spiropalit dhe të Plarent Ndrecës.
Pavarësisht kërkesës së Ramës, propozimet nuk janë hedhur në votim nga Asambleja Kombëtare. Për rrjedhojë, as Spiropali dhe as Ndreca nuk janë përjashtuar zyrtarisht dhe vijojnë të jenë anëtarë të Partisë Socialiste.
Kjo është konfirmuar edhe nga sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Blendi Klosi, i cili pas përfundimit të mbledhjes ka dhënë një prononcim për mediat.
I pyetur për statusin e Elisa Spiropalit në parti, Klosi ka bërë të qartë se ajo vijon të jetë anëtare e PS-së.
Ndërkohë më herët ka qenë deputeti i PS, Fatmir Xhafa, i cili ka dalë kundër kryeministrit Rama. Ai ka deklaruar që Spiropali dhe Ndreca të mos përjashtohen, por ndaj tyre të merren masa.
Kerkesa e Rames
Kujtojme qe ka qene vete Kryeministri Edi Rama, i cili kerkoi gjatë mbledhjes së Asamblesë së Partisë Socialiste përjashtimin e Elisa Spiropalit nga strukturat e selisë rozë, si edhe të ish-deputetit dhe avokatit të Erion Veliajt, Plarent Ndreca.
Rama kërkoi votim të anëtarësisë për rastin e Spiropalit, që kjo e fundit të mos jetë më mes socialistëve.
Ndërkohë, pas përplasjes publike me Plarent Ndrecën, është kërkuar që edhe ky i fundit të ndëshkohet.
Për rastin e Erion Veliajt, Rama mësohet të jetë shprehur se për këtë të fundit nuk do të kërkohet përjashtim apo masa ndëshkimore, pasi ai “i ka duart e lidhura”.


