Tension në Asamblenë e PS / Spiropali: Më quani flamingo! Rama: Shtëpisë nuk i gjuhet me gurë

Politikë

Tension në Asamblenë e PS / Spiropali: Më quani flamingo! Rama:

Detaje të reja janë zbardhur nga diskutimet mes kryeministrit Edi Rama dhe Elisa Spiropalit gjatë mbledhjes me dyer të mbyllura të Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste.

Sipas burimeve, Spiropali ka kundërshtuar kritikat ndaj saj, duke deklaruar se veprimet e saj nuk e kanë turpëruar Partinë Socialiste, ndërsa ka drejtuar gishtin edhe ndaj personave që, sipas saj, kanë abuzuar me pushtetin.

“Nga veprimet e mia nuk është turpëruar PS. Ka ndër ne që kanë abuzuar me pushtetin. Nëse duhet të jem flamingo, atëherë më quani flamingo”, mësohet të ketë thënë Spiropali gjatë diskutimeve.

Ndërkohë, referuar mocionit të paraqitur nga Spiropali, burimet bëjnë me dije se kryeministri Rama ka reaguar duke thënë: “Nuk i pranoj këto, parti e re, marrëveshje e re”.

Po ashtu, gjatë përplasjes në mbledhje, Rama mësohet t’i jetë drejtuar Spiropalit me fjalët: “Nuk mund t’i gjuash me gurë shtëpisë”.

Diskutimet janë zhvilluar në kuadër të mbledhjes së Asamblesë Kombëtare të PS-së, e cila po zhvillohet me dyer të mbyllura.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion