Nga politikanë tek zyrtarë të lartë/ Alfred Cako flet me emra, tregon masonët në Shqipëri

Showbiz

Nga politikanë tek zyrtarë të lartë/ Alfred Cako flet me

Konspiracionisti Alfred Cako ditën e eostme në rubrikën “Rrethi Katror” ka folur me emra për masonët në Shqipëri.

Ai tha se masonët në vendin tonë kanë qenë që shumë vite më parë, teksa përmendi Sevasti Qiriazin, vëllezërit Frashëri dhe Ismail Qemalin.

“Ka edhe masoneri për ferma. Në masione Ylli lindor, një nga kontributoret e themelueset ishte shqiptare dhe kjo Sevasti Qiriazi. Një nga patriotet e mëdha. Familja Qiriazi ishte shumë e famshme, patriotike. Koto Hoxhi një tjetër masion. Sevasti Qirazi është futur si burrë dhe i ka çuar para dikujt në burg. Këtu kanë bërë pjesë Mithat Frashëri, Sami Frashëri, Naim Frashëri, Ismail Qemalin. Në kongresin e Manastirit, Mithat Frashëri ka qenë drejtori i arsimit të lartë në qytetin e Selanikut, qyteti i dytë më i madh nën varësinë e Turqisë”, tha Cako.

Ai tregoi se edhe disa politikanë të vendit tonë janë pjesë e masonerisë, teksa përmendi Ervin Bushatin, Damian Gjiknurin, Luçiano Boçin, Andrea Manon dhe Fatbardh Kadillin.

“I pari e ka hapur Maksim Zotaj. U përpoq të krijonte një degë në Kosovë, Dardania 12 e nuk u arrit të krijohet një Lozhë e Madhe. Elton Çaçi, mjeshtri më i madh në botë duke ftuar disa nga degët kryesore të masonerie, austriake, por italiane, çeke, serbe,  greke e ndoshta nga Brazili kanë ardhur e kanë përshëndetur LMSH, u regjistrua në gjykatë. Llozha Eagle, e drejton Vladmir Avrami, që varen nga turqit. E ka si anëtar si emra Andrea Mano, 70 persona,. Luçiano Boçi, Damian Gjinkuri, është Ervin Bushati, Fatbardh Kadilli.  Disa zv.ministra, që s’po ia përmend emrin, është Franko Egro, Dritan Shano. Është dhe Sokol Dervishaj, ish-ministri i Transportit”, deklaroi Cako.

ME TE LEXUARAT