“Duhet të jemi në shesh me deputetët”, përplasja me studentët, simpatizantja e PD-së thirrje: Hapni rrugën

Aktualitet

“Duhet të jemi në shesh me deputetët”, përplasja
Në Rrugën e Durrësit ka pasur një përplasje mes studentëve dhe militantëve të PD-së.

Të rinjtë i bllokuan rrugën simpatizantëve demokratë me thirrjet “Rama në burg, Berisha në burg”.

Nga ana tjetër, një prej simpatizantëve të PD-së i bëri thirrje për të hapur rrugën dhe që të pranonin deputetët e opozitës në protestë.“Kam më shumë se 150 ditë që protestoj. Duhet të jemi në shesh bashkë me anëtarësinë e Partisë Demokratike dhe bashkë me deputetët.

U bëj thirrje gjithë këtyre të rinjve dhe të rejave të kenë më shumë informacion dhe të marrin vesh më shumë nga politika.

Ne sot duhet të dalim në shesh dhe duhet të jemi koshientë për aferat korruptive. Më dëgjoni dhe ju këtu, pse duhet të jenë deputetët pranë jush? Sepse kanë qenë ata, opozita me deputetët e opozitës, që kanë bërë luftën institucionale.

Janë denoncuar afera korruptive që asnjë nga këta këtu, jo se nuk e ka fuqinë dhe energjinë, por duhet. Asnjë nuk i ka denoncuar.

Prandaj, të dashur studentë, Edi Rama nuk largohet duke u përçarë.

Ndërhyn një protestuese: Ka qytetarë që duan të ecin përpara, ju lutem hapni rrugën”.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion