Të akuzuar për tentativë vr'asje dhe kanosje, policia shpall në kërkim tre persona në Shkodër

Aktualitet

Të akuzuar për tentativë vr'asje dhe kanosje, policia shpall
Tre persona janë shpallur në kërkim nga Policia e Shkodrës, pasi në dy raste të ndryshme akuzohen për tentativë vrasjeje dhe kanosje me armë zjarri.

Sipas raportimeve të policisë, është shpallur në kërkim shtetasi K. F., 25 vjeç, pasi më datë 11.10.2026, ka hyrë në kalçeto dhe i ka drejtuar armën një 27-vjeçari, me qëllim vrasjen e tij.

Ndërkohë, në kërkim janë shpallur edhe dy persona të tjerë, shtetasit F. Gj., 40 vjeç, dhe F. S., 37 vjeç, të cilët më datë 12.10.2026, në një lokal në Shkodër, kanë kanosur me armë zjarri dhe kanë goditur me grushte një 38-vjeçar, duke i shkaktuar dëmtime në fytyrë.

Njoftimi i plotë i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër shpallën në kërkim për veprat penale “Vrasje me paramendim e mbetur ne tentative“ dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit“ shtetasin K. F., 25 vjeç, banues në Shkodër, pasi dyshohet se më datë 11.10.2026, ka hyrë në një fushë sporti (kalçeto), në Shkodër, dhe i ka drejtuar armën shtetasit J. U., 27 vjeç, me qëllim vrasjen e tij.

Gjithashtu, këta specialistë shpallën në kërkim për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Kanosja” dhe “Dëmtime të tjera me dashje” të kryera në bashkëpunim shtetasit F. Gj., 40 vjeç, dhe F. S., 37 vjeç, të dy banues në Shkodër, pasi dyshohet se më datë 12.10.2026, në një lokal në Shkodër, kanë kanosur me armë zjarri dhe kanë goditur me grushte shtetasin E. Ç., 38 vjeç, duke i shkaktuar dëmtime në fytyrë.

Punohet për kapjen e 3 shtetasve të shpallur në kërkim.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

ME TE LEXUARAT