Kur pritet të mbahen zgjedhjet vendore vitin tjetër? Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së Balla zbulon datën

Politikë

Kur pritet të mbahen zgjedhjet vendore vitin tjetër? Kreu i Grupit
Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla këtë të martë ka dalë në një deklaratë për mediat ku i bëri thirrje Partisë Demokratike që të votojë ngritjen Komisionit të Posaçëm Parlamentar për fazën e dytë të Reformës Administrativo-Territoriale. Ai u shpreh se nuk e ka kuptuar qëndrimin e PD-së dhe se pret që ata të reflektojnë.

“Te Konferenca e Kryetarëve kanë qenë përfaqësuesit e PS-së, ishte Tedi Blushi aty nga opozita. Nuk e kuptova qëndrimin e PD-së. Shpresoj që të ketë reflektim. Përfaqësuesit e PD-së u larguan pa kuptuar atë që donim të thoshim ne. Edhe Partia Demokratike, sot që flasim ka propozuar një ndarje me 100 bashki, ndërsa Territorialja është votuar në parlament. Thelbi i diskutimit ka qenë se çfarë kompetencash do i transferojmë pushtetit lokal.

 

Nëse e kanë me merak këtë problem, të vijnë në Komision. Hajde të diskutojmë edhe për fondet që do ndahen për bashkitë. Hajde të flasim për rajonet. Unë jam i bindur se Territorialja është në përputhje me Kushtetutën. PD çdo çështje e çon në Kushtetuese”, u shpreh Balla.

Balla gjatë fjalës së tij shtoi se presidenti Bajram Begaj do të dekretojë datën e zgjedhjeve të ardhme vendore javën e ardhshme. Balla ka bërë me dije se data do të caktohet mes 15 prillit dhe 15 majit teksa theksoi se propozojnë edhe ndryshimin e deputetëve në 120 nga 140 që janë.

“Ne kemi ardhur në fillim të këtij viti me propozimin e ndryshimeve kushtetuese, për të shkuar nga 140 anëtarë të Kuvendit në 120. Nëse PD-ja është e gatshme, e ftoj që të përcaktojmë ndryshimet kushtetuese. Nëse PD-ja do që të bëjë ndryshime kushtetuese për rajonet, jemi të hapur për diskutime”, tha Balla ndër të tjera.

ME TE LEXUARAT