Merr flakë dyqani tek “Vasil Shanto”, dyshohet se është hedhur lëndë djegëse, digjen edhe...
Lajmifundit
/
13 October 2026, 12:06
Aktualitet

Një dyqan në zonën e Vasil Shantos në Tiranë është përfshirë nga flakët gjatë natës, pasi dyshohet se është hedhur lëndë djegëse në ambientet e tij.
Si pasojë, është djegur plotësisht dyqani, në pronësi të dy vajzave, si dhe dy automjete të parkuara pranë tij. Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.


