Sulme kibernetike ndaj supermarketeve në Suedi, Belgjikë dhe Luksemburg/ Temperaturat e frigoriferëve të ushqimeve shkojnë në 50 gradë!

Bota

Sulme kibernetike ndaj supermarketeve në Suedi, Belgjikë dhe

Temperaturat e ngrirësve dhe frigoriferëve në disa supermarkete në Suedi dhe Belgjikë janë rritur papritur deri në 50 gradë Celsius gjatë natës, duke shkaktuar prishjen e ushqimeve dhe probleme me sistemet e ftohjes. Dyshohet se pas incidentit qëndron një sulm kibernetik, i ngjashëm me atë të regjistruar në Francë më 12 tetor.

Sipas mediave europiane, sulme kibernetike ndaj sistemeve të ftohjes së supermarketeve janë raportuar edhe në Estoni, Luksemburg dhe Irlandë.

Në Belgjikë janë prekur disa dyqane të rrjeteve Delhaize, Carrefour, Spar dhe Intermarché. Incidenti ka ndodhur rreth mesnatës mes së dielës dhe së hënës, ndërsa agjencia Belga raporton se probleme janë shfaqur edhe në një dyqan Ikea.

 “Për momentin po zbrazim ngrirësit, nuk kemi shumë çfarë të bëjmë tjetër”, tha Dennis Vidal, përgjegjës i një dyqani në jug të Suedisë.

“Kanë filluar të ftohen sërish, por gjithçka tashmë është prishur”, shtoi ai për televizionin publik suedez SVT.

Disa supermarkete të rrjeteve Ica dhe Coop në Suedi qëndruan të mbyllura gjatë orëve të para të mëngjesit për të përballuar situatën.

Në Suedi ende nuk ka një konfirmim zyrtar për shkakun e incidentit.

“Jemi në dijeni se një numër i kufizuar dyqanesh është prekur nga një incident gjatë natës, i cili ka dëmtuar sistemet e ftohjes dhe ngrirjes”, deklaroi Gustaf Nilsson, zëdhënës i grupit Ica, sipas agjencisë TT.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion