“Bashkohuni me ne!” / Studentët në protestë edhe sot, pas marshimit në auditore, rikthehen te Kryeministria

Aktualitet

“Bashkohuni me ne!” / Studentët në protestë edhe sot,

Revolta studentore kundër qeverisë së Edi Ramës ka hyrë në ditën e saj të 21-të. Edhe gjatë ditës së sotme, të rinjtë kanë dalë sërish në rrugët e kryeqytetit me thirrjet për largimin e kryeministrit.

Studentët e fakulteteve të ndryshme kanë bojkotuar auditorët dhe janë bashkuar në një marshim masiv përgjatë akseve kryesore të Tiranës, duke iu përgjigjur thirrjes për protestë kombëtare.

Marshimet nga fakultetet drejt bulevardit

Aksioni i sotëm ka nisur që në orët e para të mëngjesit brenda sallave të leksioneve. Studentët e Universitetit Politeknik janë mbledhur dhe kanë marshuar fillimisht drejt Fakultetit të Historisë dhe të Filologjisë. Ata kanë hyrë brenda ambienteve mësimore me thirrjet e njëpasnjëshme: “Bojkotoni mësimin!”.

Të rinjtë kanë kaluar nga njëra sallë në tjetrën, duke u bërë thirrje bashkëmoshatarëve të tyre t'i bashkohen kauzës. Të njëjtin skenar ata e kanë ndjekur edhe në Fakultetin e Ekonomisë dhe në atë të Gjuhëve të Huaja, për t'u drejtuar më pas drejt Fakultetit të Drejtësisë.

Ndërkohë, sa i përket situatës në Universitetin e Mjekësisë, raportohet se procesi mësimor ka vijuar rregullisht.

Stacioni i fundit: Kryeministria

Pas marshimit ndërmjet fakulteteve të ndryshme dhe një ndalese të dytë te Universiteti i Mjekësisë, të gjitha grupet e studentëve janë bashkuar në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Aktualisht, protestuesit janë pozicionuar përpara godinës së Kryeministrisë, ku po vijojnë qëndrimin e tyre.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion