“6800 euro i kisha mbledhur për operacionin!” Hajdutët i thyenë derën dhe i grabitën kursimet, dëshmia e të moshuarës

Aktualitet

“6800 euro i kisha mbledhur për operacionin!” Hajdutët i

Një banesë në fshatin Finiq është grabitur mbrëmjen e 31 tetorit nga persona ende të paidentifikuar. Autorët kanë marrë 6 800 euro, kursimet e një të moshuare, të cilat ajo i kishte mbledhur për të kryer një operacion shëndetësor.

Sipas denoncimit të bërë nga shtetasja Eleni Anastasi, autorët kanë vjedhur gjithashtu varëse, bizhuteri dhe sende të tjera me vlerë. Ngjarja dyshohet se ka ndodhur rreth orës 18:00-18:30, në kohën kur e moshuara ishte larguar nga banesa për të vizituar të afërmit, të cilët jetojnë në afërsi të saj.

Kur është kthyer në shtëpi, ajo ka gjetur dyert e shqyera dhe banesën të shkatërruar, pasi autorët kishin kontrolluar ambientet për të gjetur sende me vlerë. Pas konstatimit të vjedhjes, ajo ka njoftiar menjëherë policinë.

"6800 euro i kisha mbledhur për operacionin!", mësohet të ketë thënë ajo ndër të tjera.

Deri më tani, nuk raportohet për persona të arrestuar lidhur me ngjarjen, ndërsa vijojnë hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion