Tifozët kuqezi befasojnë futbollistin suedez: Sa fitonte Shqipëria topin, gjithë stadiumi në këmbë

Sport

Tifozët kuqezi befasojnë futbollistin suedez: Sa fitonte

Tifozët shqiptarë krijuan një atmosferë të mrekullueshme në duelin miqësor ndaj Suedisë, ku këta të fundit triumfuan me rezultatin 1-0.

Kuqezinjtë ishin më të zhurmshëm në tribuna, duke iu dhënë “leksion” suedezëve, të cilët e kanë pranuar dominimin e shqiptarëve, të cilët nuk reshtën së kënduari asnjë minutë

Në lidhje me atmosferën elektrizuese foli pas ndeshjes edhe futbollisti suedez, Svanberg, i cili në prononcimin e dhënë ndër të tjera deklaroi:

“Ne e dinim që para ndeshjes se do të kishte shumë tifozë shqiptarë. Më vjen mirë që ishin aty se e ngritën rivalitetin.

Atmosfera ndërtoi një ndeshje të vërtetë, sa Shqipëria fitonte topin, volumi ngrihej më shumë nga ana e tifozëve. Por në atë moment nuk ke kohë të mendosh gjatë nëse po bërtasin për ty apo për kundërshtarin”.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion