Sherri në shkollë merr përmasa të frikshme, vëllai i njërit nxënës qëllon me thikë drejtorin
Lajmifundit
/
26 Mars 2024, 09:30
Bota

Një 19-vjeçar gjeorgjian ka hyrë në shkollën e mesme të 41-të të Athinës në Kypseli dhe, ka plagosur një nxënës dhe drejtorin e shkollës me thikë e çekiç.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 08:30 të mëngjesit. Sipas informacioneve, arsyeja e sulmit ka të bëjë me mosmarrëveshjen që vëllai i sulmuesit ka pasur me studentin nga Nigeria.
Dy fëmijët ishin grindur dhe ditën e sotme, vëllai i madh vendosi të hakmerrej. Ai ka hyrë në shkollë dhe ka rrahur me çekiç nxënësin nigerian, para se të plagosë me thikë drejtorin e shkollës.
Në vendngjarje ka shkuar policia dhe autori është arrestuar.


