U kap me mina me telekomandë të fshehura në trup, lihet në burg 24-vjeçari nga Fushë-Kruja

Aktualitet

U kap me mina me telekomandë të fshehura në trup, lihet në

24-vjeçari nga Fushë-Kruja i cili u kap me dy mina me telekomande duke i transportuar drejt Lezhës do të qëndrojë në burg pa afat.

Arkil Selimi u njoh me masën e sigurisë në Gjykatën e Lezhës dhe në seancën e zhvilluar me dyer të mbyllura, mësohet se nuk ka dhënë asnjë shpjegim rreth veprimtarisë së tij dhe posedimit të minave.

Pasi dëgjoi palët, gjyqtari Aldi Kareco, e cilësoi të ligjshëm arrestimin në flagrancë të 24-vjeçarit dhe vendosi ndaj tij masën e sigurisë “Arrest në Burg”, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion