“Të vdesësh ti dhe babai yt”, çmenduri sociale kundër djalit 17 vjeçar të Pirlos

Sport

“Të vdesësh ti dhe babai yt”, çmenduri sociale

Sezoni i vështirë i Juventusit ka vënë në shënjestër kampionatin e parë të Andrea Pirlos si trajner, me ish-mesfushorin që përfundoi në qendër të kritikave për rezultatet nën pritshmëri.

Tifozët janë të zemëruar, por çmimin e ka paguar edhe djali 17-vjeçar i trajnerit të bardhezinjve Niccolò Pirlo, i cili ka denoncuar edhe një abuzim verbal në rrjetet sociale: “Kufiri, këtë herë, është tejkaluar”, ka postuar ai, duke publikuar më pas një screenshot me tekstin e turpshëm “Duhet të vdesësh, bashkë me babain tënd”.

Faji i Niccolò, për këtë mesazh seriozisht të dëmshëm dhe për ofendime të tjera të përditshme siç denoncohet me një mesazh po nga djaloshi, është se ai është djali i Andrea Pirlos, “një trajner që ndoshta, siç edhe mund të jetë, mund të mos pëlqehet”.

“Unë nuk jam një person që gjykoj – filloi Niccolò -, të gjithë kanë të drejtë të jenë në gjendje të thonë çfarë të duan. Unë jam 17 vjeç dhe marr mesazhe të këtij lloji çdo ditë. Prindërit e mi më mësuan të kem idetë e mia dhe mbi të gjitha për të dëgjuar ato të të tjerëve, por besoj se ka një limit për gjithçka e prej kohësh kjo është kapërcyer. Vendoseni veten në vendin tim”.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion