Shqipëria humbet vende në renditjen e FIFA-s, rekord i ri për Kosovën

Sport

Shqipëria humbet vende në renditjen e FIFA-s, rekord i ri për

Këtë të mërkurë u përditësua edhe renditja e re e FIFA-s, pas sfidave të muajit nëntor.

Pas fitores minimale 0-1 ndaj Andorrës dhe pas humbjes 0-2 ndaj Anglisë, Shqipëria ka humbur dy pozicione. Nga vendi i 61-të, kuqezinjtë e shohin veten në vendin e 63-të.

Ekipi i Sylvinhos siguroi kualifikimin në Play Off të Botërorit, ndërsa këtë të enjte do mësojë rivalin që do ketë në gjysmëfinale.

Pasi fitoi 0-2 ndaj Sllovenisë dhe barazoi 1-1 ndaj Zvicrës, Kosova është përmirësuar me 4 pozicione në renditjen e përgjithshme të FIFA-s.

Dardanët, të cilët janë kualifikuar për në Play Off të Botërorit, tashmë janë në vendin e 80-të.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion