Moti i keq në Mirditë/ 10 fshatra të izoluara pas shembjes së urave dhe rrugëve

Aktualitet

Moti i keq në Mirditë/ 10 fshatra të izoluara pas shembjes

Reshjet e dendura të orëve të fundit kanë shkaktuar fryrjen e përrenjve malorë në Mirditë, duke krijuar probleme të shumta infrastrukturore dhe duke izoluar rreth 10 fshatra.

Shembja e urave, rrëshqitjet e dheut dhe dëmtimet në rrugë kanë bllokuar qasjen për disa komunitete. Banorët e fshatit Jezull, ku një urë është rrëzuar, thonë se nuk kanë përjetuar kurrë më parë një situatë të tillë dhe kërkojnë ndërhyrje urgjente nga institucionet.

Situata mbetet kritike edhe për furnizimin me ujë, pasi përroi i Tarazhit ka dëmtuar tubacionet kryesore të ujësjellësit.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion