“Nora, faleminderit që na gëzove në këtë ditë pikëllimi” (Foto)

Sport

“Nora, faleminderit që na gëzove në këtë

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka uruar Nora Gjakovën, pasi ajo ka fituar medaljen e artë olimpike në Tokio. Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj e falenderon 28-vjeçaren.

“E pamposhtur! E artë! Nora Gjakova, siguroi medaljen e dytë të artë për Kosovën në Olimpiadë. Inspirim, nder dhe krenari për të gjithë ne. Faleminderit që na gëzove në këtë ditë pikëllimi”, ka shkruar Haradinaj.

“Nora, faleminderit që na gëzove në këtë

Nora Gjakova e ka fituar medaljen e artë olimpike, pasi mposhti Sarah Leoine Cysiquen në finale, duke ia siguruar Kosovës medaljen e tretë të artë olimpike në historinë e saj. Nora triumfoi ndaj francezes në finale e kategorisë deri në 57 kilogramë, duke e fituar medaljen e parë olimpike në karrierë.

ME TE LEXUARAT