Mjafton një gol, Anglia dominon dhe fiton ndaj Kroacisë

Sport

Mjafton një gol, Anglia dominon dhe fiton ndaj Kroacisë

Anglia e pati të vështirë nisjen, por në fund ia doli me sukses të fitojë ndaj Kroacisë në ndeshjen e parë të grupit D, falë një goli të Raheem Sterling, me ndeshjen, që u fiksua në shifrat 1-0 në “Wembley”, shtëpia e “Tre Luanëve”.

Një fitore e merituar në tërësi për skuadrën e Southgate, që sulmoi gjatë gjithë kohës, duke shfrytëzuar teknikën dhe shpejtësinë e sulmuesve anësorë, me Foden dhe Sterling aktivë gjatë gjithë ndeshjes.

Në pjesën e parë ishullorët patë disa raste, por më flagrantin e regjistruan me Phil Foden, që goditi shtyllën në minutën e 6, pas një aksioni të shpejtë dhe goditjeje të bukur të talentit të City. Më pas edhe Kroacia kishte një rast të mirë, por Perisic nuk u koordinua në mënyrën e duhur dhe goditi shumë larg kuadratit.

Në pjesën e dytë u luajt e njëjta muzikë. Kroacia më pragmatiste dhe e tërhequr dhe Anglia në sulm për golin e avantazhit. Këtë të fundit e gjetën në minutën e 57. Kalvin Phillips dha një vertikalizim “klinik” për Sterling, që nuk gaboi dhe shënoi një gol mjaft të rëndë.


Anglia vazhdoi të sulmojë edhe pas golit dhe u mundua të krijojë raste, por pa gjetur golin e dytë. Kroacia kishte një rast me Rebic, por jo aq sa për të ndaluar vrullin e “Tre Luanve”. Nuk kishte më gola dhe Anglia merr tre pikë shumë të rëndësishme dhe nis me këmbë të mbarë aventurën e Euro 2020.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion