A ka ngjashmëri mes protestave në Tiranë dhe Paris? Përgjigjet ambasadorja franceze

Ambasadorja franceze Catherine Suard ka dënuar dhunën në protestat në Shqipëri. Gjatë një aktiviteti në Korçë për një ekspozite me foto të Luftës së Parë Botërore, ajo u pyet nëse ka ngjashmëri mes protestave në vendin e saj dhe në Shqipëri.
Ambasadorja refuzoi të komentonte, por shprehu qëndrimin kundër dhunës, për të dyja vendet.
-A janë protestat e njëjta në Francë dhe në Shqipëri, kanë ngjashmëri?
Ambasadorja Catherine Suard: Nuk dëshiroj të bëj komente. Por si në Francë dhe në Shqipëri, ne dënojmë në mënyrë të veçantë aktet e dhunshme.
Qëndrimi i ambasadores është reflektuar edhe nga diplomatë të tjerë e vendet perëndimore të cilat janë shprehur se “dhuna nuk ka vend në protesta” dhe kanë bërë thirrje për dialog.


