Humbje e madhe për kinemanë, shuhet emri i njohur i Hollywood-it

Bota

Humbje e madhe për kinemanë, shuhet emri i njohur i Hollywood-it
Aktorja amerikane, Irma P. Hall, e njohur për rolet e saj në filmat “Soul Food” dhe “The Ladykillers”, ka ndërruar jetë të martën në Dallas, në moshën 91-vjeçare.

Lajmi u bë i ditur nga familja e saj, ndërsa shkaku i vdekjes nuk është bërë publik.

Hall u bë veçanërisht e njohur për publikun me rolin e Big Mama në filmin “Soul Food” (1997), personazh që përfaqësonte figurën e fortë dhe bashkuese të familjes.Irma 

Kjo paraqitje i solli çmimin NAACP Image Award, teksa më vonë e përsëriti rolin edhe në serialin televiziv të bazuar në film.

Një tjetër paraqitje e vlerësuar ishte ajo në komedinë “The Ladykillers” (2004), ku luajti përkrah Tom Hanks. Për interpretimin e Marva Munson, ajo u nderua me çmimin e jurisë në Festivalin e Filmit në Kanë.

Gjatë karrierës së saj mori pjesë edhe në produksione të njohura si “A Family Thing”, “Midnight in the Garden of Good and Evil”, “Beloved”, “Patch Adams”, “Collateral” dhe “Meet the Browns”.

Ajo e fitoi një rol të rëndësishëm në kinematografi vetëm në moshën 60-vjeçare, në filmin “A Family Thing”, ku interpretoi një grua të verbër, këshillat e së cilës ndihmonin dy gjysmëvëllezërit e luajtur nga James Earl Jones dhe Robert Duvall.

Përpara se t'i përkushtohej plotësisht aktrimit, Hall kishte punuar për më shumë se dy dekada si mësuese e gjuhës angleze dhe gjuhëve të huaja në shkollat publike të Dallasit.
Humbje e madhe për kinemanë, shuhet emri i njohur i Hollywood-it
Ajo nisi rrugëtimin në film pas një paraqitjeje me recitim poezie, që tërhoqi vëmendjen e aktorit dhe regjisorit Raymond St. Jacques, i cili e angazhoi në filmin “Book of Numbers” më 1973.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion