Si iu dhanë biznesmenit 44 mijë m² tokë shtetërore? Burg për ish-drejtorin e Kadastrës Arben Voja dhe tre të tjerë

Aktualitet

Si iu dhanë biznesmenit 44 mijë m² tokë shtetërore?
Ish Drejtori i Kadastrës së Fierit dhe drejtori i Spitalit Rajonal të Fierit, Arben Voja, është arrestuar sot në kuadër të një hetimi të Prokurorisë së Fierit për tjetërsimin e dyshuar të 44 mijë metrave katrorë tokë shtetërore, që i janë dhënë një biznesmeni për ndërtimin e një impianti fotovoltaik përmes dokumenteve të falsifikuara. Hetimi lidhet me periudhën kur Voja drejtonte Kadastrën e Fierit.

Për këtë çështje janë caktuar katër masa sigurie “arrest në burg”. Në hetim përmenden, përveç Vojës, edhe një ish-jurist i Kadastrës, një hartografe, një notere dhe punonjës të tjerë të institucionit.

Voja është ndaluar nga autoritetet dhe është marrë në pyetje nga dy prokurorë.

Emri i tij ishte përmendur edhe në një kallëzim të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës në SPAK, në maj të vitit 2023, për dyshime për shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentesh. Në atë kohë, institucioni pretendonte se veprimet e konstatuara i kishin shkaktuar shtetit një dëm prej 9.5 milionë lekësh.

Ndërkohë, në dhjetor të vitit 2025, Prokuroria e Fierit dërgoi për gjykim Vojën dhe gjashtë ish-punonjës të Agjencisë Rajonale të Mjedisit Fier-Vlorë-Gjirokastër, për dyshime për shpërdorim detyre në lidhje me dhënien e lejeve mjedisore dhe mosmbledhjen e tarifave.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion