Nuk donte që t'ia merrnin, vajza varros në oborrin e shtëpisë nënën

Bota

Nuk donte që t'ia merrnin, vajza varros në oborrin e

Një 43 vjeçare është arrestuar nga policia, pasi akuzohet se ka varrosur nënën e saj 67 vjeçare  në oborrin e shtëpisë, raportojnë mediat e huaja.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në SHBA.

Eshtrat e nënës  u gjetën nga policia më datë 3 qershor, pas një njoftimi paralajmërues, se në shtëpinë e 43 vjeçares ndodhej një trup i pajetë.

Gjatë hetimit nga policia 43 vjeçarja, Melissa thuhet se ka pranuar se e varrosi mamanë e saj në oborrin e shtëpisë pasi e gjeti atë të vdekur në shtrat diku midis 31 majit dhe 1 qershorit.

Ajo shpjegoi se e bëri këtë sepse nuk donte që nëna e saj të merrej prej saj, ose t'i nënshtrohej një autopsie.

Melissa akuzohet për fshehjen dhe vdekjen e nënës.

Shkaku i vdekjes së 67 vjeçares nuk është përcaktuar ende.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion