Liderët e G7 zotohen: Dhurojmë 1 miliard doza vaksinash kundër Covid për vendet e varfra

Bota

Liderët e G7 zotohen: Dhurojmë 1 miliard doza vaksinash kundër

Liderët e G7 janë zotuar të dhurojë një miliard doza vaksinash kundër koronavirusit për vendet e varfra, njoftoi pas samitit, kryeministri britanik, Boris Johnson.

“Udhëheqësit kanë premtuar mbi një miliard doza, ose drejtpërdrejt ose përmes financimit të COVAX-it”, tha ai.

COVAX është program global që ndihmon shpërndarjen e vaksinave në vendet e varfra.

Johnson tha se bota pret nga liderët e G7 që të lëvizin përtej reagimeve fillestare ndaj pandemisë, që sipas tij, ndonjëherë kanë qenë “nacionaliste dhe egoiste”.

Grupi G7 i kërkoi Kinës që të bashkëpunojë me Organizatën Botërore të Shëndetësisë për një hetim “transparent të fazës së dytë” lidhur me origjinën e koronavirusit.

“Ne bëjmë thirrje për një studim transparent, të udhëhequr nga ekspertët dhe të bazuar në shkencë”, tha G7 në deklaratën përfundimtare, pas samitit tre-ditor./Rel

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion