Mbyllet etapa e fundit e “Giro d’Italia” në Shqipëri! Çiklisti danez arrin fitoren e dytë në Vlorë

Sport

Mbyllet etapa e fundit e “Giro d’Italia” në

Ka përfunduar me sukses etapa e tretë e “Giro d’Italia” që u zhvillua në territorin shqiptar, në një itinerar spektakolar prej 160 kilometrash që përshkoi zonat piktoreske nga Vlora, përmes Kuçit, Qeparos, Himarës, Llogarasë dhe sërish në Vlorë.

Fitues i kësaj etape është shpallur çiklisti danez Mads Pedersen, i cili ka fituar dy nga tre etapat e para të kësaj gare prestigjioze, duke u konfirmuar aktualisht si lideri i “Giro d’Italia 2025”.

Me përfundimin e kësaj etape, “Giro d’Italia” mbyll edhe qëndrimin e saj në Shqipëri, për të vijuar më tej me garat në territorin italian.

Organizatorët kanë vlerësuar lart mikpritjen dhe peizazhet e Shqipërisë, ndërsa gara solli emocione të veçanta për sportdashësit dhe promovoi turizmin shqiptar në një nivel ndërkombëtar.

ME TE LEXUARAT