Studimi i ri/ Çfarë po përpiqet t'ju thotë macja kur mjaullin?

Soft

Studimi i ri/ Çfarë po përpiqet t'ju thotë macja kur

Mjaullima e një maceje nuk është thjesht një tingull për të tërhequr vëmendjen. Sipas një studimi të ri shkencor, macet përdorin këtë mënyrë komunikimi kryesisht për t'u kërkuar njerëzve diçka, duke dëshmuar se kanë zhvilluar një mënyrë të veçantë për të komunikuar me pronarët e tyre.

Një studim i publikuar në revistën shkencore Animal Behaviour ka analizuar sjelljen e 38 maceve, duke zbuluar se ato mjaullinin më shumë se katër herë më shpesh kur në dhomë ndodhej një njeri, krahasuar me rastet kur ishin vetëm.

Eksperimenti përfshinte një kuti transparente, brenda së cilës vendosej ushqim që macet mund ta shihnin, por nuk mund ta arrinin. Studiuesit vëzhguan reagimet e kafshëve në dy situata: kur një person ishte i pranishëm dhe kur nuk kishte askënd pranë.

Rezultatet treguan se, në praninë e njerëzve, macet jo vetëm që mjaullinin më shpesh, por edhe i shikonin njerëzit dhe alternonin shikimin mes tyre dhe kutisë me ushqim. Kur ishin vetëm, ato priren të qëndronin të qeta dhe të shikonin drejt derës.

Sipas drejtueses së studimit, Naila Fukimoto, kjo sjellje sugjeron një përpjekje të qëllimshme të maceve për të tërhequr vëmendjen e njeriut.

Një nga detajet më interesante është se macet nuk përdorin mjaullimën për të komunikuar me njëra-tjetrën në të njëjtën mënyrë siç bëjnë me njerëzit. Kjo mënyrë komunikimi është zhvilluar gjatë procesit të zbutjes së tyre dhe përshtatjes me jetën pranë njerëzve.

Madje, studiuesit kanë hedhur hipotezën se tingulli i mjaullimës mund të ngjajë me të qarën e një foshnjeje, duke nxitur reagimin dhe vëmendjen e njeriut.

Nuk është hera e parë që shkenca zbulon aftësi interesante te macet. Një studim i vitit 2019 tregoi se ato janë në gjendje të dallojnë emrat e tyre, edhe pse jo gjithmonë reagojnë kur i thërret pronari.

Megjithatë, studiuesit theksojnë se nevojiten kërkime të mëtejshme për të kuptuar plotësisht mënyrën se si macet komunikojnë me njerëzit.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion