Fotografoi votën, arrestohet 30-vjecari në Gjirokastër

Aktualitet

Fotografoi votën, arrestohet 30-vjecari në Gjirokastër

Nje 30 vjecar u arrestua ne Gjirokaster pasi ka fotografuar voten.

Strukturat e Posaçme për Hetimin e Krimeve Zgjedhore në DVP Gjirokastër, në drejtimin e Prokurorisë së Gjirokastër, arrestuan në flagrancë shtetasin M. P., 30 vjeç, banues në Këlcyrë, për veprën penale "Shkelja e fshehtësisë së votimit".

Ky shtetas rreth orës 15:00, në qendrën e votimit nr 4165/01, në Këlcyrë, gjatë procesit të votimit, dyshohet se ka fotografuar fletën e votimit.

Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Te gjitha lajmet minute pas minute ketu

ME TE LEXUARAT