Përplasi dy këmbësoret në vijat e bardha dhe u largua, arrestohet 27-vjecari në Lezhë

Arrestohet autori i aksidentit te ndodhur diten e sotme ne Lezhe, ku nje automjet goditi dy kalimtare ne vijat e bardha.
Autori i ngjarjes sipas policise ishte larguar nga skena e aksidentit, nderkohe qe tashme ka rene ne pranga disa ore me vone.
Njoftimi i policise:
Rreth orës 16:30, në lagjen “Gurra” të qytetit të Lezhës, shtetasi A. J., 27 vjeç, duke drejtuar automjetin e tij, ka aksidentuar shtetaset P. D., 59 vjeçe, dhe Xh. D., 20 vjeçe, të cilat ishin këmbësore, dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.
Si pasojë e përplasjes, të dyja kanë pësuar dëmtime fizike dhe janë dërguar në spital, ku shtetasja P. D. ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
Në vijim të veprimeve hetimore, pas disa orësh, drejtuesi i mjetit, së bashku me automjetin, është shoqëruar në ambientet e Policisë, ku, pas testit të alkoolit, ka rezultuar në gjendje të dehur.
Shtetasi A. J. është arrestuar në flagrancë për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, “Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”.
Materialet procedurale janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme
Ngjarja, raportimi i meparshem: Aksident në Lezhë, makina përplas kalimtaren në vijat e bardha
Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në lagjen “Gurra” të qytetit të Lezhës, ku një automjet ka përplasur një këmbësore teksa ajo po kalonte në vijat e bardha.
E dëmtuara është transportuar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Lezhës dhe ndodhet në gjendje kritike për jetën.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.


