Kaos në shërbimet bankare në SHBA, mijëra klientë raportojnë vështirësi në aksesimin e llogarive

Bota

Kaos në shërbimet bankare në SHBA, mijëra klientë

Klientët e Bank of America, JP Morgan Chase, Wells Fargo dhe disa bankave të tjera të mëdha në SHBA po raportojnë probleme me aksesimin e disa prej shërbimeve bankare.

Sipas faqes së internetit Downdetector, e cila monitoron ndërprerjet e shërbimeve bazuar në raportimet e përdoruesve, rreth 4,500 persona kanë raportuar probleme me shërbimet bankare online të Chase.

Një zëdhënës i JP Morgan Chase, e njohur edhe si Chase Bank, e ka cilësuar ndërprerjen si një “problem teknik”, në një deklaratë për BBC.

“Disa transaksione po kërkojnë më shumë kohë se zakonisht për t’u përfunduar, por klientët vijojnë të kenë akses në llogaritë dhe fondet e tyre”, thuhet në deklaratë.

“Po punojmë për ta zgjidhur këtë problem sa më shpejt të jetë e mundur”, shton zëdhënësi.

Ndërkohë, disa klientë të Chase që përpiqen të hyjnë në llogaritë e tyre përmes aplikacionit celular të bankës po përballen me një mesazh gabimi.

“Disa shërbime nuk janë të disponueshme. Po punojmë për rikthimin e tyre. Ju lutemi, provoni sërish më vonë”, thuhet në njoftimin që shfaqet në aplikacion, sipas BBC.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion