Mbappe në Spanjë, Ronaldo drejt PSG, priten blerje të forta në merkaton e 2021

Sport

Mbappe në Spanjë, Ronaldo drejt PSG, priten blerje të forta

Merkato e 2021 ka figuruar e fuqishme, ndërsa nuk ka mbaruar akoma. Ende është mister e ardhmja e Cristiano Ronaldos dhe e Kylian Mbappe. Të dy këta, kanë preferencat e tyre, por nuk kanë ende një vendim përfundimtar.

Situata është e tillë, Mbappe ende pjesë e PSG, por dëshiron Real Madrid. Sot do t’i bashkohet shokëve në stërvitje, ndërsa është programuar një takim mes tij dhe drejtuesve. Sulmuesi, i cili ka arritur prej kohësh akordin me “Los Blancos”, po insiston që PSG të mos e pengojë për të realizuar ëndrrën Real Madrid.

Mbappe në Spanjë, Ronaldo drejt PSG, priten blerje të forta

Ndërkoha, Ronaldo ështe ende pjesë e Juventus, por nuk dëshiron të qëndrojë më aty. Portugezi pritet të lërë Juventusin për t’u transferuar nën urdhrat e Mauricio Pochettinos te PSG, aty ku do të ribashkohej me Sergio Ramos, shokun e shumë betejave, sukseseve dhe fitoreve te Real Madrid.

ME TE LEXUARAT