Rrëmbimi dhe vr*sja e Jan Prengës, Gjykata e Lartë ndryshon dënimin për kopshtarin
Lajmifundit
/
24 November 2026, 16:28
Aktualitet

Gjykata e Lartë ndryshoi dënimin për kopshtarin Festim Bexhdili i akuzuar për rrëmbimin dhe vrasjen e Jan Prengës.
Gjykata e Lartë vendosi 25 vite burgim, nga burg i përjetshëm që kishin shpallur shkallët më të ulëta. Vendimi u shpall nga Gjyqtari i Lartë Genti Shala.
Festim Bexhdili, i njohur si kopshtari i resortit ku u shfaq për herë të fundit gati gjashtë vite më parë pengu Jan Prenga, akuzohet si i përfshirë në rrëmbimin dhe vrasjen e Prengës.


