Lë pas Kampionin e Botës, Granit Xhaka solid në renditjen e “Topit të Artë”

Sport

Lë pas Kampionin e Botës, Granit Xhaka solid në renditjen e

Mbrëmjen e sotme duke nisur nga ora 20:00 do të startojë ceremonia e “Topit të Artë”. Çmimi prestigjioz për më të mirin e sezonit të shkuar, do të jepet mbrëmjen e sotme ku fitues pritet të jetë Rodri.

Ndërkohë që para ceremonisë France Football dhe UEFA kanë bërë të ditur renditjen nga vendi i 30-të deri në të 11-tin. Pozicionin e tij në këtë garë e ka mësuar edhe Granit Xhaka.

Pasi u shpall kampion me Bayer Leverkusen në Gjermani duke “thyer” hegjemoninë e Bayern Munich, mesfushori shqiptar ka arritur të rrëmbejë vendin e 16-të në këtë garë. Një pozicion solid për kapitenin e Zvicrës.

Xhaka ka lënë pas kampionin e Botës, portierin Emiliano Martinez, por edhe emra si Valverde, Calhanoglu dhe Odegaard.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion