Klubet angleze “braktisin” Super Ligën Europiane

Sport

Klubet angleze “braktisin” Super Ligën Europiane

Dy ditë pas “luftës” për krijimin e Super Ligës Eruopiane nga klubet më të mëdha europiane, klubet angleze kanë marrë vendimin përfundimtar. Mësohet se këto skuadra, kanë braktisur idenë për tu bashkuar në Super Ligën.

Mediat spanjolle nga ana tjetër, shkruajnë se mund të tërhiqet nga ky projekt edhe Atletico Madrid ndërsa Barcelona ia ka lënë në dorë vendimin ortakëve të saj.

Në projektin ambicioz, ku fliten shumë para, kanë mbetur vetëm Real Madrid, dhe 3 skuadrat italiane, Juventus, Milan dhe Inter. Dje, kjo nismë mori shumë kritika, mes tyre edhe Ferguson, që sipas tij, hedh poshtë 70 vite histori futbolli.

ME TE LEXUARAT