Holandezi nuk festoi për fitoren, u largua nga fusha duke qarë: Ajo që i ndodhi Eriksen… (Foto)

Të gjithë vuajnë për atë që i ndodhi Eriksen dy ditë më parë. Së fundmi, mbrojtësi i Holandës, Daley Blind, u largua nga fusha i përlotur, edhe pse fitoi kundër Ukrahinës.

Ai ka treguar se e ka pasur të vështirë të luajë pas asaj që i ndodhi mikut të tij të mirë, Cristian Eriksen.
“Ajo çfarë ndodhi mbrëmë (të shtunën) ndikoi shumë në mua. Jo vetëm sepse Christianin e kam shumë mik të ngushtë, por për shkak të asaj që më ndodhi mua. Shkaku i kësaj fjeta keq dhe vërtet mendova të mos luaj fare sonte. Ishte një pengesë e madhe mendore për ta tejkaluar, por jam krenar që ai dola”, tha mbrojtësi.

Ndërkohë kujtojmë se Eriksen pësoi arrest kardiak në fushë në përfundim të pjesës së parë mes Danimarkës dhe Finlandës. Ai u dërgua në spital dhe tani është në gjendje të qëndrueshme. Kjo ngjarje i solli në mendje disa kujtime të dhimbshme Blindit, i cili kishte probleme me zemër në të kaluarën. Ish-mbrojtësi i Mançester Unitedit i kishte pësuar sulm dy herë para disa viteve dhe iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjike në zemër në mënyrë që të vazhdonte të luante futboll.


