Interistët nuk harrojnë veprimin e Kjaer: Njeri dhe kapiten i madh (Foto)

Sport

Interistët nuk harrojnë veprimin e Kjaer: Njeri dhe kapiten i madh

Dy ditë pasi ylli Interist Cristian Erikson luftoi me vdekjen në fushën e futbollit, tifozët interistë nderojnë shokun e tij të skuadrës, Simone Kjaer. Danezi në momentin kur Erikson ra në fushë i dha ndihmën e parë mjekësore, qëndroi pranë tij kur iu dha masazhi kardiak, njëkohësisht, qetësoi bashkëshorten e shokut të tij.

Këto veprime të tij janë përshëndetur nga të gjithë, duke e cilësuar një hero dhe një kapiten të vërtetë.

Interistët nuk harrojnë veprimin e Kjaer: Njeri dhe kapiten i madh

Nuk mund të mungonte vlerësimi i grupit zyrtar të tifozëve të Interit, Curva Nord. Këta të fundit vendosën një baner pranë stadiumit Giuseppe Meazza në Milano, në të cilin shkruhej: “Nderime për Kjaer. Njeri dhe kapiten i madh”.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion