Fjalë zemre, Armando Broja dedikime për dy talentet e Kombëtares

Sport

Fjalë zemre, Armando Broja dedikime për dy talentet e Kombëtares

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Armando Broja i ka dedikuar disa fjalë zemre nëpërmjet rrjetit social “Instagram”, Mario Mitajt dhe Ernest Muçit, pas largimit të Shqipërisë nga Euro 2024.  

Tre futbollistët kanë qenë së bashku te moshat, që nga ekipi U19 deri te Shpresat U21, teksa talenti i Çelsit ka bërë një gjetje tepër speciale duke u thurur elozhe kuqezinjve: 

STORY I BROJËS PËR MITAJN: 

“Vëllai im mbaje kokën lart. Ishte një kënaqësi e madhe të ndaja këtë eksperiencë me ty brenda dhe jashtë fushe.

Çfarë performance në të gjitha ndeshjet, vetëm fillimi për ty o ylli i ri.

Mezi pres për më shumë kujtime së bashku në këtë Kombëtare. Krenar për ty vëlla, e meriton”. 

STORY I BROJËS PËR MUÇIN: 

“Të kam njohur për kaq shumë kohë, që nga U19 së bashku dhe është një ndjenjë speciale që tani jam në Kombëtare me ty.

Ke qenë gjithmonë një lojtar i madh. Vëlla, të premtoj se koha jote do të vij 100%.

Thjeshtë vazhdo e puno siç bën gjithnjë dhe së bashku do të kombinohemi sërish për Kombëtaren siç bënim te U19-a. Kaq shumë dashuri për ty vëlla”. 

ME TE LEXUARAT