Nga trafiqet te plumbat në Alicante: Kush është Luka Beqiraj, shqiptari i ekzekutuar në Spanjë?

Aktualitet

Nga trafiqet te plumbat në Alicante: Kush është Luka Beqiraj,

39-vjeçari Luka Beqiraj, i cili u ekzekutua me armë zjarri në Orihuela Costa, rezulton me precedentë penalë në Shqipëri dhe Itali. 

Në vitin 2019 ishte arrestuar gjatë operacionit ndërkombëtar antidrogë “Lulet e Pranverës”, ndërsa një vit më vonë u dënua me 4 vite e gjysmë burg dhe 24 mijë euro gjobë. Autoritetet spanjolle dyshojnë për një vrasje të planifikuar, por ende nuk kanë konfirmuar motivin e krimit.

Zbardhet identiteti i 39-vjeçarit shqiptar që u vra me armë zjarri në Spanjë, në zonën Orihuela Costa të provincës Alicante. Ngjarja ndodhi paraditen e sotme, pranë fushave të një klubi padeli, në prani të sportistëve dhe dëshmitarëve të tjerë.

Viktima është identifikuar si Luka Beqiraj, nga Vlora, një emër i njohur më parë për autoritetet shqiptare dhe italiane për shkak të përfshirjes së tij në çështje penale që lidhen me plagosjen e rëndë, trafikun ndërkombëtar të drogës dhe grupet e strukturuara kriminale.

Sipas mediave spanjolle, autori i është afruar 39-vjeçarit dhe e ka qëlluar me armë zjarri nga një distancë e afërt. Menjëherë pas sulmit, ai është larguar me shpejtësi nga vendngjarja duke përdorur një skuter elektrik.

Mënyra se si është kryer vrasja ka ngritur dyshime te hetuesit se mund të bëhet fjalë për një ekzekutim të planifikuar dhe të kryer me pagesë. Autoritetet po hetojnë gjithashtu mundësinë e lidhjes së krimit me rrjetet e organizuara kriminale që veprojnë në këtë pjesë të Spanjës.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion