Buxheti 2027 / Balla: Ne jemi socialistë, kush fiton më shumë, paguan më shumë

Politikë

Buxheti 2027 / Balla: Ne jemi socialistë, kush fiton më shumë,

Drejtuesi Politik i PS për Qarkun e Tiranës, Taulant Balla, mori pjesë në takimin e zhvilluar në Vorë për prezantimin e Projektbuxhetit 2027 për Bashkinë Vorë.

Në fjalën e tij, Balla u ndal te parimi i taksimit të ndershëm, duke theksuar se Buxheti 2027, i cilësuar si më i madhi në historinë e Shqipërisë, mbështetet te parimi që ata që kanë më shumë të ardhura duhet të kontribuojnë më shumë.

“Ne jemi socialistë. Si të tillë, kemi një parim: kush fiton më shumë, paguan më shumë. Kush paguhet më pak, paguan më pak ose aspak. Tani, ata që kemi kundërshtarë të këtij buxheti duan ta kthejnë përmbys.

Duan që ata që fitojnë më shumë të paguajnë më pak dhe ata që paguajnë më pak ose fitojnë më pak të paguajnë më shumë. Ne këtë nuk e pranojmë”, u shpreh Balla.

Ai nënvizoi se ky parim përbën një nga bazat e filozofisë fiskale mbi të cilën është ndërtuar Projektbuxheti 2027.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion