Detajet që tronditën Fierin, çifti asfiksohet pas rrjedhjes së gazit

Një ngjarje që për pak mund të përfundonte në tragjedi është regjistruar mëngjesin e sotëm në lagjen “Afrim i Ri” në Fier, ku një rrjedhje gazi në një furrë buke ka shkaktuar asfiksimin e një çifti bashkëshortësh.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 06:00, në objektiv e çiftit Kola, ku ata ushtronin edhe aktivitetin familjar të prodhimit të bukës.
Pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur dy autoambulanca, të cilat kanë transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Fierit Janaq Kolën, rreth 60 vjeç dhe bashkëshorten e tij.
Çifti është paraqitur në spital në gjendje asfiksie, por sipas informacioneve paraprake, të dy ndodhen jashtë rrezikut për jetën dhe po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore.
Ende nuk dihet se kush e ka konstatuar i pari rrjedhjen e gazit dhe ka njoftuar shërbimet e urgjencës. Ndërkohë, ndërhyrja në kohë ka bërë të mundur shmangien e një tragjedie të mundshme.


