“Euro 2020” sot, përballja e rëndësishme Suedi- Sllovaki, Kroacia pret Çekinë, ndërsa Anglia derb me skocinë

Sport

“Euro 2020” sot, përballja e rëndësishme Suedi-

Ditën e sotme do të përcaktohen të tjera ekipe të kualifikuara. Sipas kalendarit, sot do luhen ndeshje të grupit D dhe E. Në orën 15:00, do të zhvillohet ndeshja mes Suedisë dhe Sllovakisë. Kujtojmë se suedezët morën një barazim me Spanjën, ndërsa Sllovakia mundi Poloninë ndaj do të jetë një duel tepër i veçantë që mund të përcaktojë shumë për fatin e kualifikimint.

Ndërkohë në orën 18:00 do ndeshet Kroaci-Republika Çeke. Kujtojmë se Kroacia ka nevojë për pikë që të avancojë më tej. Ndërkohë, Çekia na dhuroi golin më të bukur me Schick në sfidën me Skocinë dhe do të kërkojë sërish pikë ndaj dhe pritet një “luftë e vërtetë në fushë.

Anglia dhe Skocia do ndeshen në mbrëmjë. Në rast fitoreje, me shumë gjasa Anglia do t’i bashkohet ekipeve të tjera të mëdha në 1/8 por nuk do ta ketë të lehtë pasi rivalët skocezë do të bëjnë rezistencë të madhe.

ME TE LEXUARAT