Trafiku i rënduar në Tiranë/ Ministri Demo: Shkak semaforët e dëmtuar dhe parkimet dyshe në rrugë

Aktualitet

Trafiku i rënduar në Tiranë/ Ministri Demo: Shkak semaforët

Ministri i Brendshëm, Ervin Demo ka njoftuar se në rrugët e Tiranës do të ketë prani të shtuar të policisë rrugore për të shmangur trafikun.

Gjatë inspektimit në zonë ne "21 Dhejtorit", Demo tha se situata është rënduar pas prishjes së semaforëve gjatë protestave të studentëve, teksa njoftoi se ministria po koordinohet me bahskinë e Tiranës për t'i riparuar. Më tej, Demo kërkoi vëmendje të veçantë ndaj parkimeve dyshe dhe shkeljeve që bllokojnë qarkullimin, duke theksuar se masat e shtuara duhet të vlerësohen për efektin konkret që kanë në lehtësimin e trafikut dhe në jetën e përditshme të qytetarëve. 

“Ne kemi qenë dëshmitarë të asaj çfarë ka ndodhur në Tiranë gjatë javëve të fundit, dhe patjetër që dëmtimi i infrastrukturës, sinjalistikës në tërësi, i infrastrukturës urbane ka sjellë vështirësi në qarkullim. 

Kuptohet që dëmtimi i semaforëve janë elementët e parë që kanë sjellë, e këtu jemi pikërisht te '21-shi', i cili është një nga nyjat më problematike që kemi. Masat janë shtuar nga Policia e Qarkullimit Rrugor, por ne duhet të garantojmë që qytetarët nuk duhet kurrsesi të humbasin më shumë kohë se ç’është e domosdoshme për sa i përket vajtjes në punë, shkolla dhe aq më tepër për të garantuar, në të njëjtën kohë, edhe sigurinë e qarkullimit rrugor në tërësi. 

Unë besoj që tashmë roli i Policisë Rrugore është akoma dhe më i rëndësishëm. Këto masa të shtuara janë të domosdoshme që të vazhdojnë. Duhet me patjetër të bëjmë një vlerësim në fund të kësaj jave, për sa i përket masave dhe efektit që ato kanë pasur, për sa i përket lëvizjes dhe kohës që qytetarët humbasin në trafik.

Por unë jam i bindur që Policia e Shtetit do të jetë akoma dhe më shumë e fokusuar për të garantuar jo vetëm sigurinë publike, por edhe cilësinë e jetesës në qytet. Policia Rrugore duhet të ketë patjetër një fokus të veçantë edhe për sa i përket bllokimit të qarkullimit për shkak të parkimeve dyshe dhe çdo veprim tjetër që bie në kundërshtim me Kodin Rrugor, për të garantuar që çdo qytetar të lëvizë i lirë dhe, aq më tepër, të lëvizë në kohë”, theksoi Demo. 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion