Skema e re e bonusit të bebeve, kryeministri Rama: Nga 1 korriku 2027, për çdo fëmijë të lindur do të jepen për 5 vite…

Politikë

Skema e re e bonusit të bebeve, kryeministri Rama: Nga 1 korriku 2027,

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar përmes një postimi në rrjetet sociale një skemë të re mbështetjeje financiare për familjet shqiptare, në kuadër të bonusit të bebeve.

Sipas njoftimit, duke filluar nga 1 korriku 2027, familjet do të përfitojnë një pagesë mujore për fëmijët e porsalindur, për një periudhë 5-vjeçare. Masa e mbështetjes do të ndryshojë në varësi të numrit të fëmijëve në familje.

Postimi i Ramës:

“👶❤️ Bonusi i bebeve, me një mbështetje të re mujore për familjet shqiptare 🇦🇱

Nga 1 korriku 2027, për çdo fëmijë të lindur do të jepen për 5 vite:

❤️ 5,000 lekë/muaj për fëmijën e parë, ose 300 mijë lekë në 5 vite

❤️❤️ 7,000 lekë/muaj për fëmijën e dytë, ose 420 mijë lekë në 5 vite

❤️❤️❤️ 10,000 lekë/muaj për fëmijën e tretë, ose 600 mijë lekë në 5 vite”, shkruan kreu qeverisë në “Facebook”.

a30303f20d696289e88c5c408a13ef05.png

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion