Pandemia nuk i ndaloi, OKB: Është rritur “frikshëm” numri i emigrantëve

Bota

Pandemia nuk i ndaloi, OKB: Është rritur “frikshëm”

Në vitin 2020, ndonëse bota po përballej me një pandemi vdekjeprurësi, është rritur frikshëm numri i emigrantëve. OKB bëri me dije se dekadën e kaluar, numri i personave të zhvendosur është dyfishuar, në raport me dekadën e parë të shekullit 21, duke arritur në 82.4 milionë në fund të vitit që lamë pas.

“Gjatë pandemisë, në një vit në të cilin lëvizja ishte praktikisht e pamundur për shumicën prej nesh, 3 milionë njerëz janë zhvendosur me force. Trendet për fat të keq kanë vazhduar. Pra, nëse do të duhej të punonim për të azhurnuar shifrat për gjashtë muajt e parë të 2021, me siguri do të shohim një rritje të mëtejshme”, tha Komisioneri i Lartë i Kombeve të Bashkuara për Refugjatët, Grandi.

Vitin e kaluar rrëfejnë autoritetet janë zhvendosur rreth 11.2 milion ë persona ishin më shumë se në 2019. Sipas UNHCR Rreth 42% e të zhvendosurve kanë qenë fëmijë. Raporti i Agjencisë së Refugjatëve të Kombeve të Bashkuara zbuloi se në vitin 2020, 250 000 emigrantë u zhvendosën në vendet e tyre të origjinës dhe 34.400 u vendosën në vende të treta.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion