I hollë dhe i djegur, ja si të shpëtoni flokët tuaj

Soft

I hollë dhe i djegur, ja si të shpëtoni flokët tuaj

Flokët është gjysma e bukurisë së femrës. Kujdesi për to duhet sigurisht të jetë maksimal, pasi në pasojat nuk ju pëlqejnë. Por, ka disa që, pavarësisht se kujdesen për flokët, rezultati është po negative; i hollë dhe i djegur.

Ka një mënyrë për të shpëtuar dhe sigurisht, mbani shënim nëse keni vepruar gabim deri më tani.

Lani flokët në mënyrën e duhur; Ndoshta nuk e keni menduar më parë, por mënyra se si lani flokët mund t’u japë volumin e munguar flokëve të hollë. Hidhni shampo vetëm në rrënjë dhe më pas përhapeni në gjithë gjatësinë e flokut. Fundet e flokëve janë gjithmonë të thatë dhe më të brishtë, kështu që masazhojini ndërkohë që përdorni shampo.

I hollë dhe i djegur, ja si të shpëtoni flokët tuaj

Përdorni balsam flokësh ose maskë zbutëse në gjithë gjatësinë e tyre. Mos harroni ta aplikoni edhe në rrënjë pasi, kjo gjë i bën flokët më të rëndë dhe voluminozë. Ndërkohë që lani flokët duhet të masazhoni vazhdimisht skalpin e kokës pasi ky veprim përmirëson qarkullimin e gjakut dhe largon qelizat e vdekura nga sipërfaqja e kësaj pjese të lëkurës.

Përdorni shampo të thatë; Shampoja e thatë është një alternativë e zgjuar për të gjithë ato femra që nuk kanë kohë për të larë flokët çdo ditë apo nuk duan të kalojnë shumë kohë duke i stiluar. Shampoja e thatë jo vetëm që heq papastërtinë nga floku, por edhe u jep shumë volum. Mund të arrini të njëtin efekt duke përdorur pudër bebesh.

Përdorni tharësen e flokëve vetëm nga poshtë; Ashtu sikurse larja, edhe tharja e flokëve ka një rëndësi të madhe për t’i bërë flokët e thatë të duken më voluminozë. Në qoftë se jeni mësuar t’i thani flokët duke vendosur tharësen përballë fytyrës apo në pjesën e pasme të qafës, tani duhet të bëni të kundërtën. Ulni kokën nga poshtë me flokët që ju bien thuajse në fytyrë dhe thajini në këtë mënyë. Mos harroni që tharësja duhet të jetë 30 cm larg flokut.

ME TE LEXUARAT