Alarm sigurie pranë Shtëpisë së Bardhë/ Një makinë përplaset me barrierat mbrojtëse

Bota

Alarm sigurie pranë Shtëpisë së Bardhë/ Një

Një incident sigurie është regjistruar pranë Shtëpisë së Bardhë në Uashington, ku një automjet është përplasur me barrierat mbrojtëse të kompleksit presidencial, duke shkaktuar alarm dhe mobilizim të forcave të sigurisë.

Ngjarja ndodhi pak minuta para orës 16:00 me orën shqiptare. Sipas informacioneve paraprake, drejtuesi i automjetit, i cili dyshohet se ishte i armatosur, u arrestua menjëherë nga autoritetet. Në vijim, në pranga përfundoi edhe një person tjetër, që dyshohet se ka lidhje me incidentin.

Pas dyshimeve se personi mund të mbante armë, forcat e sigurisë ndërhynë me shpejtësi, duke rrethuar zonën dhe vendosur një perimetër sigurie.

Si masë parandaluese, autoritetet urdhëruan mbylljen e Shtëpisë së Bardhë, ndërsa gazetarët që ndodheshin jashtë godinës u udhëzuan të futeshin brenda.

Situata u bë edhe më delikate për shkak të pranisë së zëvendëspresidentit amerikan, JD Vance, i cili në atë moment po mbante një fjalim në ambientet e JPMorgan, jo shumë larg vendit ku ndodhi incidenti.

Deri më tani, autoritetet nuk kanë dhënë detaje mbi motivet e ngjarjes, ndërsa mbetet e paqartë nëse ka persona të lënduar.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion