I akuzuar për ngacmim seksual të 3 vajzave të mitura, 61-vjeçarit në Gjirokastër i bie të fikët në sallën e Gjyqit

Aktualitet

I akuzuar për ngacmim seksual të 3 vajzave të mitura,

Vasil Mullaj, i akuzuar se ka ngacmuar seksualisht 3 vajza të mitura, i ka rënë të fikët në sallën e gjyqit ditën e sotme. Mullaj u arrestua 2 ditë më parë, ndërsa doli sot para gjykatës për t'u njohur me masën e sigurisë.

Mësohet se 61 vjeçari ka humbur ndjenjat në sallën e gjyqit pasi dha shpjegimin e tij për ngjarjen. Pasi ka folur për rreth një ore, ai ka rënë në tokë,  ndërsa seanca u ndërpre.

Burime nga Policia e Gjirokastrës konfirmojnë se prej 3 ditësh 61-vjeçari Vasil Mullaj ka hyre ne greve urie, duke pretenduar se akuzat ndaj tij janë të padrejta.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion