E dhimbshme: Pësoi aksident të frikshëm, shuhet piloti 19-vjeçar

Sport

E dhimbshme: Pësoi aksident të frikshëm, shuhet piloti

Jason Dupasquier nuk ia del t’i mbijetojë aksidentit të frikshëm të ditës së djeshme. Piloti 19-vjeçar ka humbur jetën ditën e sotme dhe bota e MotoGP është në zi.

Piloti i CarXpert PruestelGP në Moto3, kreu një aksident në provat e garës së Mugellos në Itali. Dupasquier humbi kontrollin e motorit, teksa po garonte me 130 km/h.

Zvicerani u godit në kokë dhe gjok nga motori i tij, ndërsa më pas u godit edhe nga Jeremy Alcoba e Ayumu Sasaki. Jason humbi ndjenjat dhe një helikopter e transportoi në një spital të Firences.

Një operacion delikat në kokë nuk dha efektin e pritur, plagët nuk u shëruan dhe djaloshi u nda nga jeta sot në moshën më të bukur, humbje që i ka trishtuar të gjithë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion