“Dhemb, por i treguam botës kush jemi”, Gjasula: E ardhmja është e jona, unë jam një nga ju

Sport

“Dhemb, por i treguam botës kush jemi”, Gjasula: E ardhmja

Reagimet e futbollistëve të Kombëtares vazhdojnë. Klaus Gjasula është i radhës që reagon në rrjetet sociale pas eliminimit të kuqezinjve nga Euro 2024. Humbja me Spanjën dhemb pasi i detyron kuqezinjtë të ndërpresin rrugëtimin e tyre në këto turne.

Mesfushori i Kombëtares fillimisht falenderon të gjithë tifozët për mbështetjen, ndërsa thekson se luftuan deri në fund. Ndër të tjera nënvizon se kjo skuadër i tregoi gjithë botës se kush është dhe çfarë është e aftë të bëjë.

“Faleminderit për mbështetjen e mrekullueshme. Më dhemb të mos jemi më pjesë e kampionatit europian, por luftuam deri në sekondën e fundit. I treguam botës se kush jemi ne dhe çfarë është i aftë vendi ynë. Ne jemi një! Ne në fushë, bashku me ju. E ardhmja është e jona.

Unë jo vetëm e besoj këtë, por e di. Une jam krenare që jam shqiptar dhe krenare që jam një nga ju. Falemenderit per Emocionet ❤️????????????”, ka shkruar “Gladiatori” i Kombëtares.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion