“1.500 euro i kap Maldivet me 5 operacione, shih Tajlandën ti”, dalin përgjimet, si i bënin pazaret mjekët e Onkologjikut

Aktualitet

“1.500 euro i kap Maldivet me 5 operacione, shih Tajlandën ti”,

Të tjera përgjime dalin nga Prokuroria e Tiranës, ku mjekë dhe punonjës të tjerë të spitalit Onkologjik të Tiranës në QSUT, bëjnë pazare edhe për operacionet.

Në dosjen e zbardhur, dy punonjës të këtij spitali, bëjnë planet e pushimeve, madje flasin hapur dhe për shifrat që sigurojnë nga ryshfetet përmes operacioneve, një prej tyre Emiljano Lela, koordinator i Onkologjikut.

Pjesë nga përgjimet:

-Ku i kap pushimet e tjera tani?

-Këtu e një vit të jemi mirë

-Shih Tajlandën tani

-Po pse jo?

-Hë mo se nuk shkon shumë

1500 euro, 5 operacione, i kap brenda javës ti, hahahahaha, ca llogarie

-Kirurg më di ti mua? Ku e ke bërë matematikën ti vëlla? Sa bëjnë 5X5?

-Hahaha Llogarita 300 euro operacionin, jo 500

– Po lale po

-Për i javë bëhesh për Maldive ti atëherë/top channel

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion