Covid-19 “gjunjëzon” Real Madridin, humb një tjetër lojtar para ndeshjes me Liverpulin
Lajmifundit
/
6 April 2021, 14:23
Sport

Madrilenët para ndeshjes me Liverpul morën lajmin se francezi Raphael Varane është infektuar me koronavirus. Pas dëmtimit të kapitenit Sergio Ramos, edhe Dani Carvajal dhe Eden Hazard, Real Madrid ndihet i frikësuar para Liverpul.
Lajmin e keq e bëri me dije vetë klubi madrilen. “Real Madrid komunikon se lojtari ynë, Raphael Varane ka rezultuar pozitiv me COVID-19 pas testit të sotëm”, shkruhet në njoftimin e Realit.
Situata e Covid-19 ka shkaktuar të tilla probleme në shumë skuadra, në shumë shtete në Europë, përfshi edhe skuadrat italiane.


